Mbrojtësi shqiptar protagonist në fitoren e Malmos
Pëlqej
Egzon Binaku ishte një nga zbulimet e trajnerit Christian Panucci në 2 sfidat e Ligës së Kombeve. Mbrojtësi 23-vjeçar zhvilloi një paraqitje tepër të kënaqshme në sfidën ndaj Izraelit, ndërkohë që me Skocinë shkëlqimi i tij u zbeh.

Ditën e sotme, Binaku ka qenë protagonist me klubin e tij Malmo, teksa në minutën e 16', ka dhënë asistin për golin e parë. Ndryshe nga herët e tjera, shqiptari në këtë takim u aktivizua si mesfushor i majtë duke bërë një paraqitje të kënaqshme.

Ai u rikthye në formacionin titullar pas 2 ndeshjes mungesë, duke bërë protagonistin. Me formë e mirë që po kalon, Binaku mesa duket do të jetë zëvendësuesi ideal i kapitenit Ansi Agolli.
Shtuar më 23/09/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori