Mbrojtja e Byernit në gjendje alarmante, dëmtohet dhe yli francez
Pas dëmtimit të rëndë të Niklas Sules, që do të qëndrojë më shumë se gjashtë muaj larg fushave të blerta, tashmë Bayern Munchen ka marrë një tjetër goditje.

Lukas Hernandez është dëmtuar në ndeshjen e djeshme të Bayernit ndaj Olimpiakosit në Pire dhe tashmë në klub janë të shqetësuar për këtë gjë.

Francezi ka një dëmtim në ligamentin e gjurit, dhe nuk dihet ende se sa do të mungojë, por bëhet me dije se mund të qëndrojë jashtë fushave për 6 deri në 8 javë.

Sikur mos të mjaftonte kjo, edhe dy lojtarë të tjerë janë dëmtuar ndeshjen e djeshme, por jo kaq rëndë sa Hernandez. Bëhet fjalë për Gnabry dhe Javi Martinezin.
Shtuar më 23/10/2019, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori