Mbrojtja e Milan, 2 emra për janarin (FOTO LAJM)

Adil Rami (Valencia) - 27 vjeç
Goli i Denswil në Amsterdam është i shtati që pëson Milani nga goditjet standarde, një prej problemeve më të mëdha që ka mbrojtja kuqezi. Edhe pse trajneri Allegri e justifikon këtë me faktin e të paturit probleme në përqëndrim dhe mbulim ajo që vihet re lehtësisht është se Milani ka nevojë për futbollistë të aftë në lojën në ajër brenda zonës së Abbiatit.

Për këtë arsye, por edhe për faktin që Mexes dhe mbrojtësit e tjerë nuk po bindin, drejtuesit e "Djallit" kanë hedhur sytë nga merkatoja e dimrit në kërkim të një mbrojtësi me eksperiencë. Emrat më të përfolur janë Adil Rami, i cili nuk ka marrëdhënie të mira me Valencian dhe pritet të largohet së shpejti, ndërsa tjetri është serbi i Manchester United Nemanja Vidiç, të cilit në verë i skadon edhe kontrata dhe fakti që ka një agjent italian është një plus i madh për Milanin. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori