Mbrojtësi shqiptar: Greku mashtroi, më pështyu (VIDEO)
Silvester Shkalla u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen me Greqinë, teksa arbitri pretendoi se mbrojtësi shtyu lojtarin grek në momentin që u dha penalltia, por mbrojtësi i Teutës jo vetëm e mohon gjithçka, por zbulon se kundërshtari edhe e ka pështyrë.

“Kishte tension, siç ndodh në çdo ndeshje. Janë nerva loje, por di të them se nuk e kam shtyrë kundërshtarin. Ai më pështyu dhe simuloi shumë bukur.

Kishim shpresat tona për të ruajtur rezultatin, por na penalizoi arbitri. Jemi ekip i vogël dhe gjëra të tilla ndodhin”, është shprehur Shkalla ne “Panorama Sport”.

Shtuar më 04/09/2016, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori