Mbërrin Izraeli në Rinas, i presin me qen anti-eksploziv (VIDEO)
Kombëtarja e Izraelit ka mbërritur vetëm pak minuta më parë në vendin tonë në kushte shumë të larta sigurie.

Mediat izraelite, shkruajnë se kjo dallohej qartësisht që në avion ku me dhjetëra agjentë sigurie kishin qëndruar bashkë me lojtaret. Ndërkaq, edhe në tokë i prisnin masa të rrepta, ku binte në sy përveç numrit të lartë të policëve, edhe prania e madhe e qenve antieksploziv në aeroportin e Rinasit, shkruan Panorama Sport.

Për udhëtimin e skuadrës në një prej hoteleve të Tiranës, policia bllokoi qarkullimin e automjeteve nga Rinasi e deri në qendër të kryeqytetit. Ndërkaq, lojtarët nuk do të lejohen të dalin nga hoteli i tyre, ku shoqërohen nga forca të shumta sigurie shqiptare dhe izraelite./Albeu.com/

Shtuar më 10/11/2016, ora 19:14
mirditoro
e Enjte 10 Nëntor 2016, Ora 20:49
po kto egersira radikal te shemtuar po na degjenerojne si shqiptar edhe myslimant e ndershem po e vuajne ,neve ne shqiperi jemi miqesi katolik me myslimant ,mendoj se familjet e ketyre meritojne izolim edhe kto egersira tju fusin helmin ne burg ,cfare ndihme ju dha arabia juve ,te gjithe jemi emigranta ne shtetet kristjane jo arabe edhe ju plehera doni terrorizem ne shqiperine tone familjet tuaja meritojne izolim larg shoqerise myslimane edhe katolike ..
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori