Mburret Mourinho: Askush nuk ka fituar sa unë
"Ju ndiheni një fitues? Jo, unë jam një fitues". Kështu përgjigjet trajneri José Mourinho, ish trajner i skuadrave të njohura si Porto, Chelsea, Inter dhe tani me po aq sukses te Real Madrid: "Më ndodh natyrshëm pasi është një punë që po e bëj prej disa vjetësh. Njerëzit harrojnë ata që humbin, dhe kujtojnë fituesit. “ tha Special One.

“Në 10 vjet asnjë trajner nuk ka fituar kaq sa unë edhe pse gjithmonë ke nevojë për pak fat. . Objektivat janë të qartë për mua, të fitoj Champions League e tretë dhe diçka me Portugalinë në të ardhmen” shtoi tekniku luzitan.

Ai është aq i sigurt për veten, deri në kufijtë e arrogancës. José Mourinho është bërë kështu edhe në rrëfimin e fundit për mediat, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë e largimit. “Kam thënë që mund të rikthehem te Inter, por nuk kam thënë që po iki nga Reali, klub me të cilin kam dhe dy vjet kontratë” tha Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori