Mbyllen dy sfida në Europa League, Copenhagen dhe Shakhtari kalojnë në çerek-finale (VIDEO)

Copenhagen dhe Shakhtar Donetsk kanë kaluar në raundin tjetër në Ligën e Evropës.

Të dy skuadrat kanë shënuar fitore të thellë në ndeshjet e kthimit të garës evropiane, që sonte shënonte rikthimin pas pezullimit të detyrueshëm shkaku i COVID-19.

Copenhagen ka mposhtur 3:0 Basaksehir, duke përmbysur rezultatin 1:0 nga ndeshja e parë.

Me rezultat të njëjtë ka mposhtur Shakhtari gjermanët e Wolfsburg, që në këtë ndeshje hynë me epërsi 2:1 nga ndeshja e parë.

Kujtojmë se të dy ndeshjet janë zhvilluar pa praninë e tifozëve.
Shtuar më 05/08/2020, ora 20:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori