Mbyllen pjesët e para, Barcelona po fiton, Reali në barazim dhe -1 lojtar
Janë mbyllur pjesët e para në të gjitha ndeshjet e La Ligas, të vlefshme për xhiron e 37-të.

Barcelona është duke dominuar Getafen në "Camp Nou" dhe po fiton me rezultat minimal, 1-0.

Golin e ka shënuar mesfushori, Arturo Vidal, në minutën e 39’.

Në anën tjetër, Reali po barazon 1-1 me Real Sociedadin.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, Brahim Diaz shënoi një gol të bukur për 0-1 në minutën e gjashtë.

Vendasit barazuan gjithçka në minutën e 26’, Mikel Merino realizoi për 1-1.

minutën e 39’, Jesus Vallejo u ndëshkua me të kuq dhe shkaktoi penallti, por vendasit gabuan nga pika e bardhë dhe 45 minutat e pjesës së parë u mbyllën 1-1.

xhiron e 37 fitore po arrin edhe Atletico Madridi, që po e mund 1-0 Sevillan në "Wanda Metropolitano" me golin e Kokes në minutën e 30’. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2019, ora 19:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori