Mbyllen pjesët e para, njihuni me rezultatet e të gjitha ndeshjeve në Champions
Kanë startuar 6 takimet e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Në fushë kanë zbritur edhe kampionët në fuqi të Real Madridit, të cilët do të kenë përballë CSKA e Moskës në transfertën e Rusisë. Sfidë interesante dhe ajo mes
Manchester United dhe Valencias. Një disfatë në shtëpi, do t’i kushtonte shtrenjtë, Jose Mourinhos, i cili rrezikon shkarkimin.
Bayerni kërkon fitoren e dytë në grupe teksa kësaj here përballë ka Ajaxin e Amsterdamit. Për skuadrën e Kovaç fitorja në këtë takim është detyrim, për të mos e komplikuar kualifikimin.
Më poshtë mund të ndiqni në kohë reale të gjitha
rezultatet dhe golat e 6 sfidave të mbrëmjes:
AEK Athens 0-2 Benfica
Bayern 1-0 Ajax
Lyon 0-0 Shakhtar Donetsk
CSKA Moskës 1-0 Real Madrid
AS Roma 1-0 Viktoria Plzen
Shtuar më 02/10/2018,
ora 21:55