Mbyllen pjesët e para, Skënderbeu dhe Vllaznia udhëheqin ndeshjet
Kukësi duket se nuk po gjen qetësi në kampionat teksa është duke humbur me shifrat 2-1 ndaj Skënderbeut në Korçë.

Tashmë është mbyllur pjesa e parë në në stadiumin e korçarëve.

Për ta shënoiminutën e 22' Devi Bregu me një gol fantastik nga jashtë zonës duke e çuar topin në cepin e portës.

Për korçarët dyfishoi shifrat Bruno Dita në minutën e 33' pas një aksioni të gjatë.

Kukësi arrin të reagojë vetëm 4 minuta nga fundi i pjesës së parë me anë të Valon Ethemit.

Ndërkohë po luhet edhe sfida mes Vllaznisë dhe Partizanit me demat e kuq në disavantazh 1-0.

Për veriorët shënoi Gilman Lika në minutën e 35' me anë të një penalltie.

Të dyja ndeshjet e Kategorisë Superiore të vlefshme për javën e 26 po luhen pa tifozë në zbatim të urdhrit të qeverisë, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Shtuar më 09/03/2020, ora 19:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori