Mbyllen transferimet për Real Madridin
Jose Mourinho
Trajneri i Real Madridit Jose Mourinho nuk pret ndryshime të tjera në skuadrën e tij para fillimit të sezonit të ri në La Liga. Kjo tregon se merkatos së Real Madridit i erdhi fundi.

Mourinho ka qenë mjaft aktiv deri më tani gjatë kësaj vere duke transferuar Fabio Coentrao, Nuri Sahin, Jose Maria Callejon, Hamit Altintop dhe Raphael Varane për një çmim të kombinuar prej mbi 50 milion eurosh.

Ndërsa, nga klubi janë larguar Jerzy Dudek dhe Ezequiel Garay ndërsa Mourinho dërgoi në huazim të rinjtë Sergio Canales dhe David Mateos.

Mourinho nuk pret ardhje ose largime tjera gjatë ditëve të mbetura të afatit kalimtar të verës.

"Dua që dyert e hyrjes dhe daljes nga klubi të jenë të mbyllura. Nuk kam nevojë për askënd tjetër të vij por as të largohet".

"Kemi futbollistë të dobishëm e që mund të luajnë në pozita të ndryshme dhe ky është element i rëndësishëm", tha Mourinho për faqen zyrtare të Realit. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2011, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori