Mbyllet hetimi: Azemi as i droguar, as i alkoolizuar
Pëlqej
Faktet e shumëpritura që kanë shprehur në formë spekulimesh mediat gjermane janë hedhur poshtë në lidhje me aksidentin automobilistik të futbollistit të përfaqësueses së Kosovës dhe Greuther Furth, Ilir Azemi.

Ekspertiza e kryer e policisë gjermane tregon se sulmuesi nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit apo drogave të ndryshme, që mund të kenë pasur efekt në drejtimin e automjetit nga ai, në momentin kur ai pësoi një aksident të rënë të enjten e shkuar.

Përqindja e alkoolit tek Azemi ka qenë 0,0 promila, duke treguar se ai ka qenë me vetëdije të plotë gjatë drejtimit të automobilit të tij, Audi, në mëngjesin e hershëm të enjtes së kaluar në afërsi të Nurnbergut, kur u përplas me një furgon transportues, pas së cilit, vetëm pas 40 minutave dhe prerjes së automobilit, ai u nxor nga vendi i ngjarjes duke mbetur me lëndime në mushkëri, brinjë dhe legenin e kofshës. /albeu.com/



Shtuar më 15/08/2014, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori