Mbyllet invistigimi i shitjes së Pogbas, del përfundimi
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka thënë se Bianconerët janë shfajësuar plotësisht nga FIFA për çështjen e transferimit të Paul Pogbas. Ishte konfirmuar në qershor se organi më i lartë i futbollit botëror po hetonte transferimin e Pogbas.

E gjithë kjo për dyshimet mbi një pagesë për agjentin Mino Raiola, që mund t’i kishte shkelur rregullat e pronësisë së palës së tretë. Hetimi i FIFA-s ka zbuluar se Juventusi nuk është i implikuar dhe këtë ua ka treguar edhe presidenti Agnelli aksionarëve në klub.

Raiola kishte pranuar 27 milionë euro nga Juve për transferimin, dhe me dokumentet e publikuara nga ‘Football Leaks’, shkruhej se edhe Pogba dhe United duhet ta paguajnë.

Aty shkruhej se agjenti do të përfitojë 49 milionë euro nga marrëveshja, ndërsa klubi anglez ka paguar 105 milionë euro. Pogba deri këtë vit ishte lojtari më i shtrenjtë në histori, por që u thye nga Neymar me 222 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2017, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori