Mbyllet LOD PyeongChang 2018, Shqipëria dhe Kosova kthehen duarthatë
Pëlqej
Kanë përfunduar sot në mesditë me ceremoninë mbyllëse të zhvilluar nga organizatorët, lojërat Olimpike Dimërore në Korenë Jugore.

Sportistët swrish kanë dalë në skenë me flamujt e shteteve të tyre. Për Kosovën kjo ishte hera e parë që mori pjesë në Lojërat Dimërore me skitarin Albin Tahirin, derisa Shqipërinë e përfaqësuan Erjon Tola dhe Suela Mëhilli, që nuk arritën në zonën e medaljeve asnjëra nga tre garuesit.

Norvegjia është shteti që ka fituar më shumë medaljeLojërat Olimpike Dimërore të zhvilluara në Korenë e Jugut, ndërsa Kosova dhe Shqipëria e kanë përfunduar olimpiadën pa asnjë medalje.

Në anën tjetër, Zvicra ka tejkaluar edhe parashikimet duke fituar në përgjithësi 15 medalje, prej tyre pesë të arta, gjashtë të argjendta dhe katër të bronzta dhe duke u renditur në vendin e tetë në përgjithësi në këto Lojëra.

Gjermania ishte në vendin e dytë me 31 medalje, prej tyre 14 të arta, duke u pasuar nga Kanadaja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holanda, Suedia, Koreja Jugore e Zvicra./albeu.com/
Shtuar më 25/02/2018, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori