Granit
Xhaka i ka dalë në mbrojtje
futbollistit shqiptar nga Maqedonia,
Ezgjan Alioskit.
Leeds United dhe Arsenal luajtën baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë në Premier Ligë.
Pas ndeshjes Kieran Tierney dëshironte që t’i qëronte hesapet me
Ezgjan Alioskin, por Granit
Xhaka ishte aty pranë dhe i doli në mbrojtje
futbollistit shqiptar, duke e kundërshtuar bashkëlojtarin e tij.
Ndryshe,
Alioski ishte protagonist në këtë ndeshje pasi Pepe pas një incidenti me të u ndëshkua me karton të kuq.
Xhaka dhe
Alioski shihet se kanë shoqëri të mira, pasi edhe në përfundimin e pjesës së parë u kapën nga kamerat duke folur.
Shtuar më 22/11/2020,
ora 20:28