Mbyllet me sukses marrëveshja, mbrojtësi i Realit në Premier League
Real Madrid dhe Tottenham kanë mbyllur me sukses marrëveshjen për transferimin e Sergio Reguilón. 30 milionë euro do t’i kushtojë skuadrës së Mourinhos blerja e mbrojtësit të krahut.

Lojtari që së fundi luajti si huazim te Sevilla do të marr sot rrugën për Angli ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Reguilon ishte pranë transferimit te Manchester United, por pengesë u bë mundësia që Reali kërkonte të drejtën për riblerjen e futbollistit për çmim thuajse të njëjtë pas dy vitesh.

Këtë kusht e ka pranuar Tottenhami dhe marrëveshja është kryer.

Në këtë mënyrë, dyert e Reguilón nuk janë të mbyllura përfundimisht për Madridin ngase Reali ka të drejt të kthejë futbollistin në vlerë të 35 milionë eurove.
Shtuar më 16/09/2020, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori