Mbyllet në barazim Vllaznia-Laci, tensione në "Loro Boroci" (VIDEO)
Është mbyllur në barazim pa gola sfida e luajtur në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Laçit e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

Në pjesën e parë, loja ishte e vakët, duke prodhuar pak mundësi shënimi, ndërkohë që në fragmentin e dytë, si Vllaznia ashtu dhe Laçi, provuan ta fitonin takimin, por pa sukses.

Nuk mungoi as tensioni për një penallti të pretenduar nga shkodranët kurse tifozët vendas shpërthyen me ofendime dhe sende të forta të hedhur në fushë kundër arbitrit kryesor.

Pas këtij barazimi, Vllaznia renditet në vendin e 7-të me 27 pikë po aq sa Skënderbeu që pozicionohet një vend më poshtë.
Shtuar më 25/01/2020, ora 20:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori