Është mbyllur
derbi i parë në Kategorinë Superiore për këtë sezon.
Tirana mbetet sërish e pamposhtur ndaj rivalit të përjetshëm, teksa nuk ka pasur triumfues në “Air Albania”. Takimi ka përfunduar me shifrat 0-0, në një ndeshje ku dukej se
askush nuk donte ta fitonte.
Pjesa e parë shënoi vetëm një rast të rrezikshëm nga Bardhi, ndërsa skuadrat më
tepër kontrollonin lojën dhe nuk kërkonin të rrezikonin.
Fundi i pjesës së dytë solli më
tepër intensivitet, megjithatë në fund
askush nuk arriti të shënonte në këtë duel.
Shtuar më 04/12/2020,
ora 19:57