Mbyllet pjesa e parë e finales së Championsit, Liverpool në avantazh minimal
Kanë përfunduar 45 minutat e para në finalen e Champions Leagues ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp po fiton me rezultatin 1-0, ku pas vetëm 30 sekondash nga starti i ndeshjes gjyqtari akordoi penallti pasi Moussa Sissoko e ndali topin me dorë brenda 16-metërshit.

Edhe pse rasti u konsultua me VAR-in, nuk pati ndonjë reagim nga dhoma e teknologjisë për t'u anuluar vendimi i arbitrit kryesor.

Ishte minuta e dytë kur Mohamed Salah realizoi golin e avantazhit nga pika e bardhë e penalltisë.
Shtuar më 01/06/2019, ora 21:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori