Dëshmitari: “Si e shpëtova McGregorin nga vdekja”
Një ndër fansat që u futën në ringun ku dueloi McGregori dhe Khabibi ishte edhe irlandezi David Martin. Ai tha se u fut në ring për të ndihmuar bashkëkombasin e tij pasi rusët u futën në ring për ta vrarë McGregorin, por fatmirësisht nuk ndodhi diçka e tillë.

Mendova se Rusia po sulmonte Irlandën. Ky djalosh (Conor McGregor) u mund dhe ishte i rraskapitur pas luftës në ring, ndërsa një grup i tifozëve rusë kërceu për ta sulmuar. Atëherë vendosa të ndërhyj. Mendova se vendi im më thërriti dhe kërceva në ring.

Jam i zhgënjyer që nuk isha në gjendje të arrija më parë për ta ndihmuar McGregor. Në fakt, në qoftë se një djalosh aty, që Conor e mënjanoi me një grusht në qafë, do ta godiste me atë vrull në kokë, situata mund të kishte pasur një rezultat fatal.

Unë mendova se mund ta vrisnin Conor McGregor. Dhe ata djemtë ishin duke shkuar për të vrarë atë, ndaj nuk mund të qëndroja pasiv, i shkova në ndihmë patriotit tim”, tha tifozi. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2018, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori