McGregor – Cerrone, konfirmohet ora e meçit
Connor McGregor po rikthehet në UFC.

Ylli i madh irlandez do të ballafaqohet me Donald ‘Cowboy’ Cerrone në UFC 246 në Las Vegas, transmeton lajmi.net.

Më tepër se tri vite nga fitorja e tij e fundit në UFC, McGregor synon të ringjallë karrierën e tij me fitore ndaj amerikanit, 36 vjeç.

McGregor ka luftuar për herë të fundit në tetor të vitit 2018 në humbjen nga Khabib Nurmagomedov në raundin e katërt dhe ka munguar deri këtë fundjavë për arsye të ndryshme.

Ballafaqimi McGregor – Cerrone do të zhvillohet të shtunën nga ora 7 e mëngjesit me orën tonë, 22:00 në Las Vegas.
Shtuar më 14/01/2020, ora 16:25
Une
e Martë 14 Janar 2020, Ora 17:12
Ora e mecit? Ora e ndeshjes dmth shqip..palo media
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori