McGregor flet për rindeshjen ndaj Khabibit
Conor McGregor është i gatshëm për t'u rindeshur me Khabib Nurmagomedov pas rikthimit të tij në UFC me fitore ndaj Donald Cerrones në javën e kaluar.

Madje ai e ka krahasuar duelin mes tij dhe Khabibit me atë të filmit “Rocky” mes karaktereve Rocky Balboa dhe Ivan Drago.

McGregor e nokautoi Cerronen pas vetëm 40 sekondash dhe më pas njoftoi se dëshiron të luftojë ndaj Khabibit.

Dyshja ishin përballur më herët gjatë 2018-s, meç të cilin e kishte fitur rusi.

“Unë e dua Rusinë dhe rusët. Unë isha në Moskë së fundmi, rusët janë një komb i madh. Ata i duan shumë Artet e Përziera Marciale, ata më duan shumë mua. Meçi mes Khabibit dhe meje do të ishte sikur nga filmat e "Rocky", ka thënë McGregor.
Shtuar më 23/01/2020, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori