McGregor kërkon sfidë të re, pret fituesin e Khabibit e Fergusonit
Rreth 1 vit e gjysëm më parë, McGregor u ndesh me Khabib Nurmagomedov ku triumfoi boksieri nga Degestani.

Së fundmi, presidenti i UFC-së, Dana White, ka bërë të ditur se Conor McGregori pas triumfit të furishëm në rikthimin e tij ndaj Donald Cerrone synon që të duelojë sërish me Khabibin në ringun tetëkëndësh.

McGregori po kërkon një sfidë të re dhe sipas Whitet gjasat janë të mëdha që kundërshtari i ardhshëm i 31-vjeçarit të jetë fituesi i duelit ndërmjet Khabib Nurmagomedov dhe Tony Fergusonit, që zhvillohet në muajin prill në kuadër të "UFC 249".
Shtuar më 04/02/2020, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori