Luani i pamposhtur i arteve marciale, irlandezi i njohur Conor McGregor, duhet të
paraqitet në gjyq pasi e ka anashkaluar këtë proces për muaj me radhë.
Ai është gjobitur 350 paund për shkelje të shpejtësisë rrugore, por
gjyqtarja këtë herë e kërcënon me arrest.
29-vjeçari duket se nuk ka kohë të
paraqitet pas ndeshjes së madhe që
zhvilloi me Flojd Mejuedher ku arkëtoi mbi 100 milionë dollar.
Gjyqtarja Miriam Ualsh i tha avokatit se do t’i japë një mundësi të fundit Conorit, nëse nuk vjen sërish, do t’i lëshojë një urdhër-arresti. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2017,
ora 21:00