UFC po
bëhet vërtet serioze për vitin 2021. Në oktagonin e Abu Dhabit po
bëhet gati të rikthehet Conor McGregor, i cili do të përballet me Dustin Poirier për herë të dytë, pasi e dominoi këtë kundërshtar gjashtë vjet më parë. Në "Etihad Arena", vëmendja do të jetë përqendruar te spektakli që do të ofrojnë irlandezi dhe amerikani në UFC257.
Dueli i madh është planifikuar të fillojë në orën 04:00 me kohën europiane, natën midis të shtunës dhe të dielës, dhe mund të ndiqet ekskluzivisht në SuperSport.
Pas fitores bindëse ndaj Cerrones një vit më parë, që e lejoi McGregor të linte pas zhurmën në lidhje me disfatën kundër
Khabib, "The Notorious" është gati për një
tjetër angazhim të madh.
Mendja e McGregor është te luftëtari nga Dagestani, i cili e ka lënë ta hapur mundësinë e rikthimit, siç është njoftuar nga Dana White: "Nëse një nga të dy do të fitojë në mënyrë spektakolare, ai (
Khabib) mund të vendosë të kthehet". Tani nuk mbetet gjë
tjetër vetëm të presësh…/ss/
Shtuar më 18/01/2021,
ora 14:46