McGregor tallet me Khabib
mcgregor
Dueli për titullin kampion bote në artet marciale po afron. Irlandezi ConorMcGregor do të përballet në kafaz me rusin Khabib Nurmagomedov në datën 6 tetor në Las Vegas. Për irlandezin kjo do të jetë sfida e parë pas dy vitesh pushim, ndërkohë që Khabib do të kërkojë të mbrojë këtë titull për peshat e lehta.

Khabib nuk është si Nate Diaz. Ai ka një tru prej kristali që deri më tani nuk është goditur, por unë do ta thyej me snajperin tim. Shpresoj që Khabib t’i durojë goditjet e mia, në të kundërt ai do të pësojë një fund të hidhur. Do ta përfundoj këtë duel me nokaut, kjo është ëndërri ime për këtë takim”, tha McGregor. /albeu.com/

Shtuar më 03/10/2018, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori