McGregor thumbon Paulie: Çfarë kafshe që je


Conor McGregor ka evituar udhëtimin në Amerikë për të ndjekur nga afër duelin e parë të mikut të tij Artem Lobov në Bare Knuckle FC 5, zhvilluar në Missisipi. Gjithsesi, përmes një postimi në rrjetet sociale, irlandezi ka përshëndetur fitoren e rusit ndaj Jason Knight (me vendim unanim të gjyqtarëve), në një duel të ashpër, ku të dy luftëtarët dueluan fort dhe u gjakosën.

“Çfarë kafshe që je! Jam krenar për ty. Një duel i jashtëzakonshëm. Paulie është bërë i urtë pas këtij suksesi. Ne duam një kontratë të re për Lobov pas këtij dueli. E ka merituar këtë gjë. Ishte një spektakël i madh. Urime edhe Jason për paraqitjen tënde. Respekt për të dy”, shkruan Conor McGregor në rrjetet sociale.

Përmes këtij postimi, McGregor thumbon edhe Paulie Malignaggi, që qëlloi me shpullë Lobov pak ditë më parë, shkruan ts. Kjo solli edhe reagimin e irlandezit, që publikoi foto e video nga stërvitja që ai bënte me Paulie dy vite më parë, ku e mundte në ring.
Shtuar më 08/04/2019, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori