'Më bën të ndihem sikur kam penis të vogël', Robbie Williams nuk e kursen Realin
Real Madrid e bën Robbie Williamsin të ndihet “sikur kam penisvogël”, thotë këngëtari i mirënjohur.

Williams që paraqitet në dokumentarin për Toni Kroos, tenton ta bindë 28-vjeçarin të shkojë në Manchester United, pasi ka fituar tashmë gjithçka me Realin.

“Ju keni fituar gjitha në Madrid, po ju kërkoj që të nënshkruani për Manchester Unitedin!”, thotë ai në dokumentar.

“Mendoj se kemi ligën më të mirë në botë, Premierligën. Kjo është se pse kjo gjë më mërzit shumë”.

“Real Madridi më ka bërë të ndihem i vogël, sikur të kem penisvogël. Futbolli është feja ime dhe nuk më pëlqen që ka perëndi më të mëdhenj se të miat”.
Shtuar më 30/12/2019, ora 21:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori