Me birra dhe verë, kështu e festojë fitoren ndaj Laçit lojtarët e Bylis (FOTO LAJM)

Bylisi mposhti ditën e sotme, Laçin në një ndeshje shumë të vështirë për skuadrën ballshiote.

Me këtë triumf ekipi i drejtuar nga Dovedan, ka shkuar në kuotën e 27 pikëve dhe momentalisht ndodhet në vendin e dytë, tre pikë më pak se Kukësi që mban kreun.

Padyshim që ishte një fitore e madhe për Bylisin ndaj Laçit dhe duhej festuar.

Lojtarët e ballshiotëve kanë postuar në rrjetet sociale, foto nga momenti që po darkojnë. Disa prej futbollistëve kanë në dorë pije alkoolike, gjë që pas një ndeshje si kjo mund të tolerohet nga stafi.
Shtuar më 18/12/2019, ora 21:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori