Trajneri i Barcelonës, Pep
Guardiola ka deklaruar se
sfida e kthimit kundër
Chelsea në gjysmëfinale të Champions League është
ndeshja më e madhe e këtij
edicioni. Barcelona para vetes ka një detyrë të vështirë, pasi duhet të kompensojë diferencën e një goli nga
sfida e zhvilluar në "Stamford Bridge" (1-0), në rast se dëshiron të kualifikohet në finale dhe ta shpëtojë këtë edicion.
" Kjo është
ndeshja më e rëndësishme e këtij
edicioni. Kjo sfidë mund të shënojë një faqe të re në historinë tonë”, ka thënë
Guardiola.
" Aktualisht mendojmë vetëm për
Chelsea. Po përgatitemi mirë dhe po pushojmë aq sa mundemi. I kam këshilluar futbollistët që të kalojnë sa më shumë kohë në qetësi dhe me familjen e tyre", përfundoi
Guardiola.
Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe
Chelsea ështël programuar të luhet të martën në orën 20:45 në "Camp Nou". /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2012,
ora 18:20