Më dhemb zemra por do ti mposht
Ylli francez i Bayern, Frenk Ribery, pritet të jetë protagonisti kryesor në sfidën e Champions League kundër Marsejës. Nga vitit 2005 deri në 2007 ai ka qenë pjesë e ekipit marsejez. Më pas u transferua te gjermanë për 25 milionë euro.

Teksa bëri hapin e tij më të rëndësishëm në jetë, për 28-vjeçarin nuk kishte kthim prapa, por atij i duhet të përballet me ish-skuadrën në çerekfinale të Ligës së Kampioneve dhe detyrimisht do jetë pjesë e stadiumit legjendar “Velodrom”.

Edhe pse ekipi i drejtuar nga Didier Deschamps nuk po kalon një situatë pozitive, duke pësuar 7 humbje radhazi, e skualifikuar nga kupa dhe e renditur në vend të 8-të në Ligën franceze, për Riberinë kjo nuk ka ndonjë rëndësi të madhe dhe nuk ka për të ndikuar në këtë sfidë.

“Më duket paksa komike të rikthehem në Marsejë, por më vjen mirë që do takoj shokët e mi. Atje kam kaluar dy vite shumë të bukura. Ata u skualifikuan nga kupa nga një ekip mediokër i Ligës 3 dhe renditen në vend të tetë në ligë, çka automatikisht u mbetet përqendrimi në Champions. Nuk ka për të qenë e thjeshtë, por jo e pamundur. E di që do të kemi gjithë Marsejën kundër mbi kokë, por kemi eksperiencën e duhur për t’ia dalë mbanë dhe për të përfituar nga motivimi ynë. Fansat e tyre janë të zjarrtë dhe atmosfera në ‘Velodrom’ do jetë tepër e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht për mua. Tani jam pjesë e Bajernit dhe dua të jem fitues i asaj mbrëmjeje. Fatkeqësisht më duhet të fitoj, edhe pse me zemër të thyer”, deklaroi Ribery. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2012, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori