Adam Traore: Më ftonin të bëhesha pjesë e grupeve kriminale dhe të shisja drogë
Lojtari që luan aktualisht në Premierligë me Wolves, Adama Traore, ka treguar historinë e tij të dhimbshme të fëmijërisë.

Sulmuesi i krahut ka treguar për fëmijërinë e tij dhe kohën kur ishte në Barcelonë.

Ai ka treguar se kur ishte në Spanjë mund të bëhej pjesë e bandave kriminale dhe të shiste drogë.

“Unë, vëllain tim dhe disa shokë dominikanë na ftonin shpesh grupet e rrugës për t’u bërë pjesë e tyre. Ishte pjesëmarrja në këto grupe që të bënte popullor. Ne kishim mentalitet tjetër, pasi donim të bëheshim futbollistë. Shihnim sherre çdo ditë, por nuk donim që të ishim pjesë e tyre”, tha Traore.

“Jam bërë pjesë e sherreve, sepse kishte grupe të fortësh në shkollën ku isha. Ata luftonin për të qenë në krye. Kam parë armë, përplasje me thika, shishe dhe gjithçka tjetër. Ata më ftonin shpesh për të qenë pjesë e tyre dhe për të shitur drogë, por nuk u tundova kurrë”, deklaroi ish-lojtari i Barcelonës.

Shtuar më 27/02/2020, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori