Me helikopter privat dhe masa të rrepta sigurie, ja ku festoi Ronaldo debutimin
Pëlqej
Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të festojë në liqenin e Komos, debutimin e ti në Serinë A, të shtunën pasdite ndaj Chievos.

Sulmuesi portugez ka udhëtuar bashkë me Georgina Rodriguezin dhe të birin, Ronaldo Junior, ndërsa fotot kanë përfunduar në kopertinën e revistës “Chi”.

Sipas kësaj të fundit, ka qenë një udhëtim i beftë i Ronaldos, me helikopter privat, ndërsa qëndrimi i tij në liqenin e Komos është shoqëruar nga masa të rrepta sigurie.

Shtuar më 21/08/2018, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori