Goli i Lionel Messit kundër
Sevillas në javën e 28-të të Primera Division është përzgjedhur nga tifozët si më i
bukuri i 50
golave të fundit të argjentinasit, të cilët edhe i dhuruan "Këpucn e Artë" të dytë në karrierë.
Në një sondazh të zhvilluar nga gazeta më e madhe spanjolle "Marca", 56 % e votuesve (35.000) zgjodhën pikërisht këtë gol si më të bukurin e 50
golave të fundit të "Pleshtit".
Goli është me të vërtetë i një klasi të lartë. Pas disa pasimesh të sakta dhe dehëse të lojtarëve blaugrana, Messi merr
topin dhe pasi kalon mrekullisht mbrojtësit e
Sevillas e çon
topin atje ku portieri nuk mund të bëjë dot asgjë. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2012,
ora 15:17