Më i miri ndaj Atalantas, Strakosha ka një mesazh
Lazio barazoi dje në “Olimpico” me Atalantën 1-1, por ishte portieri shqiptar, Tomas Strakosha, ai që me pritjet e tij e shpëtoi skuadrën nga humbja.

“Gardiani” kuqezi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Në deklaratën e tij Strakosha tha: “Unë më i miri në fushë? Nuk mendoj për pritjet, madje fatmirësisht që arrita t’i realizoja ato, sepse një pikë e meritonim gjithsesi. Unë bëra thjesht detyrën time, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës kundër Crotones, për të arritur me avantazh, në duelin e fundit kundër Interit”.
Shtuar më 07/05/2018, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori