Me Ibrën fitojmë titullin
Milani është një pikë larg Juventusit në tabelën e klasifikimit, por kapitenin e kuqezinjve Masimo Ambrozini nuk e tremb ky fakt. I intervistuar nga “Sky Sport”, kapiteni kuqezi, Massimo Ambrosini tregon se beson deri në fund te titulli.

" Edhe pse jemi një pikë larg Juventusit, kam besim se do fitojmë titullin. Objektivi ynë i vetëm është të fitojmë të gjitha ndeshjet që na kanë ngelur. Personalisht nuk jam dhe aq mirë, por shpresoj të kthehem shpejt", u shpreh Ambrosini.

Mesfushori kuqezi mbron me mish e me shpirt asin e Milanit, Zlatan Ibrahimoviç: “Zlatani është lideri i kësaj skuadre. Viti që shkoi ka qenë vendimtar në kampionat dhe do vazhdojë të jetë", përfundon Massimo Ambrosini. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2012, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori