Me Juven dua 3 pikë
Në prag të një përballjeje të vështirë ndaj Juventust në kampionat, trajneri i Romës, Luis Enrique ka thënë se do të hyjë për fitore, dhe nuk e firmos barazimin për sfidën ndaj bardhezinjve.

" Mendoj se diferenca në renditje mes nesh është e qartë por ndeshja ndaj tyre mbetet një garë e hapur. Po luajmë për Europën dhe mund të jemi të parët që mundim Juven" tha Luis Enrique.

" Do të bëjmë atë që kemi bërë të gjithë sezonin, do të luajmë shanset tona në shtëpinë e kryesueses. Objektivi ynë nuk ndryshon: Të kemi topin sa më shumë dhe të shënojmë nëj gol më shumë se rivali. Nuk firmos për barazimin" tha Luis Enrique. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2012, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori