"Më ka çuditur Gega si njeri", Safet Gjici flet hapur: E refuzuam 3 herë kërkesën
Skënder
Gega do të largohej nga
Kukësi me një ndjenjë të lartë përgjegjësie pas humbjes së fundit kundër Partizanit në shifrat 4-1.
Trajneri paraqiti
dorëheqjen dhe pas aprovimit do të vinte zyrtarizimi i shkëputjes së bashkëpunimit.
Safet
Gjici njihet gjithmonë si një president që nuk ka ndonjë debulesë të veçantë për trajnerët, madje duke i shkarkuar përpara kohe.
Por këtë herë kishte një lidhje tërësisht ndryshe me Skënder Gegën.
I pranishëm nëpërmjet një lidhje “Skype” në “Procesi Sportiv”,
Gjici shprehet se
Gega e kishte mendjen te
Kukësi edhe në ditët më të vështira shëndetësore të tij, kur po luftonte me pandeminë.
“Ishte humbje e thellë dhe Partizani nuk ka mundur kurrë që të fitojë ndaj Kukësit në ato shifra. Por kjo ndodh në sport. Keqardhje për largimin e Gegës dhe më habiti fakti që kërkoi
dorëheqjen pas ndeshjes. Të njëjtën gjë e bëri edhe kur ishte me COVID. Ishte një person që më ka bërë çudi, pasi edhe kur ishte me COVID, në vend që të merrej me shëndetin e tij, e kishte mendjen te
Kukësi. Një person me ndjenjë përgjegjësie të lartë.
Derën e hapur do e ketë gjithmonë te ne.
Kukësi e ka refuzuar tre herë
dorëheqjen e Gegës kur ishte me COVID. E pranuam tani pasi e kishte bërë si fakt të kryer, ku kishte folur me futbollistët dhe drejtorin sportiv.
Keqardhje, pavarësisht se Partizani nuk ka arritur kurrë që të mund Kukësin 4-1. Nëse ka pasur një trajner që nuk kishte asnjë presion, ishte
Gega. Kisha marrëdhënie të shkëlqyera me të dhe komunikim të lartë”, u shpreh
Gjici.
Shtuar më 29/12/2020,
ora 08:06