"Më ka lënë mbresa", Ilda flet për marrëdhënien me Bekim Balajn (FOTO LAJM)

Ilda Bejleri është një ndër moderatoret sportive më të komentuara të ekraneve shqiptare. Ajo është përfolur për lidhje me futbollistin Bekim Balaj dhe së fundmi është pyetur rreth tij.

E ftuar në puntatën e fundit të ‘E diell’, Bjeleri u vendos përballë pyetjes ku i duhej të zbulonte se kush është futbollisti më i zgjuar sipas saj.

Ajo tha menjëherë emrin e sulmuesit të Kombëtares kuqezi.

“Mendoj që të gjithë ata që kam intervistuar kanë qenë inteligjentë, por padiskutim Bekim Balaj më ka lënë shumë mbresa,”- tha moderatorja.

Ndërkohë kujtojmë që moderatorja Ilda Bejleri është përfolur për një lidhje me futbollistin Bekim Balaj pavarësisht se asnjëherë nuk pranuan asgjë publikisht. Dyshja edhe janë fotografuar gjatë disa daljeve.
Shtuar më 21/07/2019, ora 20:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori