"Me Klodian Duron ndodhin rrahje të përgjakshme", ish-trajneri i Feronikelit bën deklaratën "bombë"
Feronikeli është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë, si në fushë, por edhe jashtë saj.

Për shkak të rezultateve të dobëta në fillim të sezonit, klubi ndryshoi trajner, duke i besuar drejtimin e skuadrës trajnerit shqiptar, Klodian Duro, por as me këtë të fundit rezultatet nuk ndryshuan.

Në klub mungon edhe harmonia, teksa së fundmi janë larguar edhe dy trajnerë që kanë qenë pjesë e skuadrës prej vitesh, si Ramiz Dervishi dhe Avni Hasani.

Pikërisht ky i fundit, për “Zeri.info”, ka bërë një deklaratë bombë, në lidhje me trajnerin Duro. Ai shprehet se në 8 vite te Feronikeli nuk ka parë kurrë jë trajner të keq, duke shtuar më tej se me ardhjen e tij është shtuar edhe dhuna fizike në klub.

“Me gjithë respektin për tifozët dhe të gjithë qytetarët e Drenasit, dua ta sqaroj opinionin se unë jam larguar nga klubi para ndeshjes me Drenicën. E gjitha ndodhi për faktin se lojtari Bedri Greca e ka rrahuar duke e gjakosur dhe shkaktuar lëndime të rënda trupore punëtorit të stadiumit. Nuk kam amrrë pjesë në sherr, vetëm se kam ndarë dhimbjen me personin e rrahur.

Më pas, trajneri Klodian Duro nëpërmjet gazetarit të klubit më ka njoftuar se unë nuk jam pjesë e klubit.

Në vend se të dënohet Greca, u dënova unë, pa arsye. Me ardhjen e trajnerit Duro, është shtuar në klub dhuna psikike, por së fundmi edhe ajo fizike. Me një trajner si Duro i cili është nën çdo nivel nga ana profesionale ai ka edhe luhatje psikike. Mund të them me bindje të plot se tash e tetë vite, kurrë te Feronikeli nuk ka punuar një njeri i tillë si Duro. Në ditët mund të zbulojë edhe më shumë”, u shpreh Hasani.
Shtuar më 12/11/2020, ora 21:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori