Me maska e veshje kundër ujit, trajnerit të madh i bëjnë gjëmën hajdutët
Vjedhja e shtëpive të personazheve të botës së futbollit vazhdon dhe këtë herë e ka pësuar një emër i madh si Carlo Ancelotti. Liverpool Eccho raporton se gjatë kohës që trajneri i Everton nuk ishte në shtëpi ka ndodhur akti kriminal.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 18:30, dhe policia ka njoftuar për kasafortë të vjedhur në Croscby. Pesë minuta më pas ata janë njoftuar se dy meshkuj kishin hyrë në një pronë private në Hall Road East.

Në njoftimin e policisë komunikohet se hajdutët ishin veshur me rroba të zeza të papërshkrueshme nga uji, me shkrime të bardha. Familjarët e Ancelotti nuk janë dëmtuar, ndërsa në media raportohet se ka qenë vajza e italianit, Katia, ajo që i ka trembur hajdutët.
Shtuar më 13/02/2021, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori