"Me Mbappe, jemi të pandalshëm"
dyshja
Ylli Brazilian Neymar, është i lumtur te skuadra e Paris Saint Germain. Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari në konferencën për shtyp në prag të sfidës që francezët do ta luajnë ndaj Crvena Zvezdës. Braziliani tha ndër të tjera se kombinohet shumë mirë me Mbappe dhe mundohet ta ndihmojë që të përmirësojë së tepërmi.

"Jam i lumtur që jam në një skuadër me Mbappe. Ai është një talent i madh dhe është lojtar shumë ofensiv. Me të në skuadër PSG është akoma edhe më e fortë. Jam i lumtur te skuadra e Paris Saint Germain dhe nuk kam arsye për tu larguar. Mundohem të përmirësohem dhe të jap më të mirën çdo ditë”, tha Neymar.
Shtuar më 02/10/2018, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori