Më mirë shqiptarët apo ganezët? Kjo është përgjigjja e Mario Balotelit

Ish-sulmuesi i Interit dhe i Milanit, Mario Baloteli, mbrëmjen e djeshme kishte bërë pyetje përgjigje me fansat e tij në Story-n e profilit të tij në rrjetin social “Instagram”, ku është pyetur cilët janë më të mirë shqiptarët apo ganezët.

Sulmuesi italian i Monzës ka etiketuar personin që e kishte pyetur dhe kishte vendosur një zemër në mes dhe anash dy flamujt, atë të Ganës dhe atë të Shqipërisë.

Një gjest i mrekullueshëm i Balotelit, i cili duket se i vlerëson shumë shqiptarët.

Aktualisht Baloteli ka zhvilluar me Monzën një sfidë, ku në debutim ka realizuar gol, teksa aktualisht ndodhet i dëmtuar.
Shtuar më 09/02/2021, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori