"Më mungon në festën tënde të preferuar" Vanessa i bën dedikim prekës Kobe Bryant për Shën Valentin (VIDEO)
Legjenda e NBA-së, Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianni ndërruan jetë pas një aksident tragjik me helikopter.

Humbja e tyre la një boshllëk të madh te miqtë, kolegët, fansat, te i gjithë publiku e mbi të gjitha te familjarët. Bashkëshortja e Kobit, Vanesa prej ditësh të tëra po jeton mes dhimbjes dhe mallit për të dashurit e saj.

Sot, në ditën e të dashuruarve, Vanesa ka bërë një status shumë prekës në llogarinë e saj të Instagramit. Ajo ka zbuluar se Shën Valentini ka qenë festa e preferuar e Kobit dhe se ia ndjen shumë mungesën.

"Për Shën Valentinin tim të përhershëm: Të dua shumë. Më mungon kaq shumë në festën tënde të preferuar. Të dua përgjithmonë. Puthje për ty dhe për Gigin në parajsë. Gëzuar Shën Valentinin zemrat e mia", ka shkruar ajo, krahas një video ku shfaqet pranë të ndjerit Brajant.






Shtuar më 15/02/2020, ora 08:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori