Lautaro
Martinez ishte një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve, një lojtar për të cilin Barcelona bëri gjithçka për ta transferuar në “Camp Nou” por me sa duket ky është një diskutim i mbyllur, të paktën edhe për një tjetër vit,
Martinez do të mbaj të veshur fanellën
ziklatër.
Sulmuesi argjentinas gjatë gjithë kësaj periudhe qëndroi në heshtje nuk u prononcua kurrë por diçka të tillë e bëri përpara sfidës
kundër Fiorentina:
“Jam një djalë që luftoj gjithnjë për objektivat e mi, për objektivat e klubit dhe për lumturinë e tifozëve. Conte më ka dhënë shumë besim, është një gjë shumë e rëndësishme dhe thelbësore, ai punon me secilin prej nesh në aspektin psikologjik, e vlerësoj shumë”. Pasi i deklaroj dashurinë trajnerit Conte,
Martinez u ndal duke folur për golat e tij më të bukur dhe për klubin
ziklatër:
“Vështirë të them se kush ka qenë ndeshja ime më e mirë, sa herë zbres në fushë përpiqem të bëj më mirë se ndeshja e fundit. Mbase golat e mi më të bukur kanë qenë ato
kundër B.Dortmund, apo në miqësorën
kundër Atletico Madrid. Përpiqem gjithnjë të jap 110% për këtë klub, për të gjithë personat që e duan, për fanellën
ziklatër”, u shpreh Martienz duke konfirmuar se e gjithë vëmendja e tij është vetëm tek Inter.
Shtuar më 22/07/2020,
ora 13:15