Më në fund një lajm i mirë për Milanin, sulmuesi spanjoll pranë rikthimit në "San Siro"
Milani është përfshirë nga një krizë rezultatesh këtë sezon duke bërë një nga nisjet më të këqija në të gjithë historinë e klubit.

Kuqezinjtë për të rregulluar balancat sa i takon rezultateve po punojnë intensivisht për të ofruar futbollist cilësor në merkaton e janarit. Një ndër emrat që po qarkullon se mund të rikthehet tek "Djalli" është ai i Gerard Deulofeut. Spanjolli nuk po arrin të gjej veten tek skuadra e Wotfordit në Premier League.

Agjenti Albert Botines, në një intervistë të dhënë së fundmi ka thënë se klienti i tij mund të rikthehet përsëri te kuqezinjtë, pasi aty e duan edhe tifozët. “Deulofeu ka qenë shumë afër Milanit". Një ditë ai mund të rikthehet përsëri aty, do të shohim se si do të shkojnë gjërat.

Një deklaratë që ka rritur optimizmin tek tifozët e Milanit pasi Deulofeu shkëlqeu në sezonin 2016-2017 në "San Siro".
Shtuar më 14/11/2019, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori