Arkadiusz
Milik ka arritur
marrëveshje personale me
Marseille dhe pritet të transferohet gjatë javës në "Velodrome".
Sipas "Rai Sport", Napoli dhe
Marseille kanë arritur një
marrëveshje për transferimin e Arkadiusz
Milik, i cili do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me gjigantët e Ligue 1 të enjten gjatë javës.
Kontrata e reprezentuesit polak skadon në fund të sezonit, por
Marseille ka arritur një
marrëveshje për të nënshkruar 26-vjeçarin në afatin kalimtar të janarit.
Sipas artikullit,
Milik do të transferohet në Francë si huazim me një mundësi të blerjes, prandaj ai do të duhet të zgjasë kontratën e tij me Napolin para se të përfundojë lëvizjen e tij në "Stade Velodrome".
Marseille do të paguajë më së shumti 9 milionë
euro plus 4 milionë
euro shtesë dhe me një klauzolë të shitjes prej 20% të përfshirë në
marrëveshje.
Lojtari tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me
Marseille mbi një
marrëveshje prej 4 milionë
euro në vit. Ish-sulmuesi i Ajaxit pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tij mjekësore me
Marseille të enjten.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 13:09