"Më paso një dreq topi, ti kroat m*ti!”, lojtari madrilen shpërthen kundër Modriç
Pëlqej
Real Madrid u shpall kampion i Kupës së Botës për Klubet, duke fituar kështu të tretin trofe radhazi.

MArca shkruan se ndonëse duhet të ishin moment plotë buzëqeshje e përqafime pasi mposhti pasditen e të shtunës skuadrën Al Ain me rezultatin e thellë 4-1, mes Luka Modric dhe Lucas Vazquez pat një përplasje, në sy të të gjithëve.

“Më paso një dreq topi, ti kroat m..i!”, janë fjalët e artikuluara nga Lucas Vazquez në adresë të Modric. Gjithçka e filmuar dhe më pas e evidentuar falë ekspertëve të leximit të buzëve. Nuk është ende e qartë nëse debate mes të dyve kishte prapaskenë humori, sikurse është munduar ta kanalizojë Real Madrid, që u kujdes të fshijë nga rrjeti të filmimet e episodit.
Shtuar më 24/12/2018, ora 08:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori