Me pizhama në fushë, tenisti befason me përgjigjen e tij
Turneu i parë Grand Slam i këtij viti në tenis, "Australian Open" vijon të prodhojë situata qesharake.

Pas Elliot Benchetrit që kërkoi ndihmë për të qëruar një banane, një tjetër tenist bëhet protagonist. Bëhet fjalë për bullgarin, Grigor Dimitrov, që para fitores me përmbysje ndaj argjentinasit, Juan Ignacio u fut në fushë i veshur me pizhame.

Kjo tërhoqi vëmendjen e të gjithë, por bullgari pohoi se i pëlqen të luaj me ngjyrat dhe se pizhamet ishin mjaft të rehatshme për të mbërritur në fushë.

"Unë mendoj se veshja është argëtuese. Unë në të vërtetë i dua, i dua ngjyrat. Më pëlqen të eksperimentoj gjithashtu dhe kur jam në fushë, nuk mendoj vërtet shumë për veshjen," tha Dimitrov.
Shtuar më 20/01/2020, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori