Me Realin, ferr i vërtetë
Franz Beckenbauer
Franz Beckenbauer ka qenë në tribunën VIP të “Velodrom”, ku 22 vite më parë punoi tek ekipi i Marsejës si trajner dhe Drejtor Sportiv. Nostalgjia e tij për qytetin jugor të Francës ka qenë e madhe, por në duelin mes tyre dhe Bayern Munchen sigurisht që kajzeri ka bërë tifo për bavarezët. Në një intervistë për “sport1″, Bekenbauer bën fakt të kryer kualifikimin, duke u thurur elozhe yjeve të Bayernit, si Neuer, Schweinsteiger, Robben dhe Ribery. Gjithashtu ai paralajmëron bavarezët për transfertën në Madrid dhe shanset për finalen. /albeu.com/

Pjesë nga intervista me Beckenbauer:

- Z. Bekenbauer, Bajerni kaloi me sukses transfertën në Marsejë. Shërben si kërcënim për Dortmundin dhe Bundesligën?

Jo, nuk ka të bëjë fare me Dortmundin. Bajerni është i vetëdijshëm për diferencën e pikëve ndaj tyre. Çka do të thotë që detyra e tyre është të fitojnë në Dortmund dhe më pas kanë dy pikë më pak. Në parim, ata duhet t’i fitojnë të gjitha ndeshjet. Ky është kushti parimor për të sfiduar kryesuesit.

- Është e mundshme pjesëmarrja në finale?

Të gjithë duhet të gëzohemi për këtë ecuri, por cili do jetë në finale duhet të presim. Mund t’ju them që jemi të kualifikuar në gjysmëfinale, por më pas vjen Reali i Madridit, një elitë ndryshe nga Marseja dhe atmosfera në “Bernabeu” është një makth. Nëse do të arrish në finale, duhet të mundësh ekipe si Reali dhe Barcelona. Mes tyre s’ka ndonjë ndryshim të madh. Një dilemë e madhe për mua mbetet favori i Realit, që luan ndeshjen e parë në Mynih (17 prill, kthimi 25 prill në Madrid). /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2012, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori